Masat për trafikun: kufizohet orari i lëvizjes për mjetet e rënda në rrugën Tiranë-Durrës gjatë verës

Policia e Tiranës ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve të rënda, që të shmangin përdorimin e autostradës Tiranë-Durrës gjatë sezonit veror, duke i këshilluar që të përdorin rrugën dytësore ose rrugën e vjetër të Ndroqit. Kjo masë ka ardhur për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes së automjeteve në autoastradë, kryesisht gjatë fundjavave. Nga ana tjetër, policia ka përcaktuar disa orare lëvizjeje për mjetet e tonazhit të rëndë, autoshkollave dhe makinave bujqësore. Ky plan masash ka nisur nga fundi i muajit Maj dhe pritet të përfundojë më 30 Shtator, datë kur mbyllet edhe sezoni turistik. Përjashtim do të kenë vetëm automjetet, që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëme të konsiderueshme materiale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet