Masat për verën: policia bllokon dy mjete lundruese afër bregut

Vetëm në 16 orët e fundit 25.000 shtetas dhe 5000 makina kanë hyrë brenda territorit të Shqipërisë. Zyrat e kufirit kanë marrë masa më shtim sportelesh, infrastrukturë dhe burime njerëzore për të eliminuar radhët e gjata, në hyrje dhe në dalje nga vendi ynë. Gjithsej janë në funksion 93 sportele dhe fluksi më i madh është parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Masa dhe për sigurinë në plazhe. Janë bllokuar dy mjeteve lundruese, që kalonin afër bregut. Kontrolle dhe për zbatimin e detyrimeve që ka pushteti vendor për vendosjen e kufizimeve në plazhet e Borshit dhe Lukovës. Masa dhe për forcimin e shërbimit në kufirin e gjelbër dhe kontrollet për drogë. Policia thotë se deri tani në të gjitha Stacionet e policisë kufitare shërbimet e brezit të gjelbërt, nuk janë shënuar probleme gjatë hyrje - daljes së shtetasve shqiptarë apo të huaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet