Matura shtetërore, pas tri ditësh provimi i matematikës

Maturanët do ti nënshtrohen pas tri ditësh testit të matematikës. Testi do të përmbajë 40 pyetje, ku do të përfshihen njohuri nga algjebra, matja, gjeometria, funksioni, njehsimi diferencial e integral, statistika dhe propabiliteti. Provimi do të jetë i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë, konkretisht 13 pyetje, do të jenë me alternativa, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila. Ndërkohë pjesa e dytë do të përmbajë ushtrime me zhvillim, që përbëjnë 37 pikë. Pas provimit të matematikës, maturantët do t'i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, të përcaktuara në datën 24 qershor. Përsa u takon provimeve të dhëna deri më tani, ekspertët janë drejt përfundimit të korrigjimit të testeve të gjuhës së huaj, të cilat me shumë mundësi do të shpallen pasnesër. Ndërkohë përgjigjet e provimit të letërsisë, pritet të dalin pas 1 jave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet