Mbërrijnë 6 autoblindat e parë, dhuratë e qeverisë amerikane

Gjashtë autoblindat e parë, dhuratë e qeverisë së SHBAsë, me vlerë 300 mijë dollarë mbërritën dje në Zall Herr. Ministrja e mbrojtjes në largim Mimi Kodheli foli për projektin e nisur që në vitin 2015. Synimi ishte rritja e standarteve të FAsë, shton ministrja. Kjo ndihmë ka ardhur në momentin e duhur, pasi Shqipëria ka rritur angazhimet e saj brenda Natos. Pjesë e kësaj pakete janë dhe 248 mjetë të tjera të blinduara me vlerë $12 milionë. Shqipëria do të paguajë vetëm kostot e transportit dhe të mirëmbajtjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet