Mbi 1 milion e gjysëm pasagjerë hynë në Shqipëri përmes Rinasit

Numri i qytetarëvë që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë është rritur, referuar shifrave të transportit ajror. Përmes aeroportit të Rinasit, në shtatë muajt e parë të këtij viti, kanë kaluar 1,616,240 pasagjerë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga Rinasi kishin udhëtuar 1, 413,390 pasagjerë. Këto shifra tregojnë një rritje prej 202 mijë e 850 pasagjerësh, të cilët kanë preferuar të përdorin Rinasin për transport ajror.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet