Mblidhet Diaspora: eksperiencat nga bota i shërbejnë vendit

Diaspora shqiptare mblidhet për herë të parë në Shqipëri për të thënë të sajën. Të gjithë mendojnë se ajo duhet të jetë më e përfshirë në zhvillimet e vendit të origjinës. Gjatë ditës së sotme u aktivizuan disa aktivitete me përfaqësues të diasporës, ku në njërin prej tyre u fol për rolin e saj në zhvillimin e atdheut. Të ftuarit sollën 'eksperiencat nga bota'.

Pjesë e panelit të moderuar nga Liza Gashi, Themeluese dhe administratore e rrjetit Gjerman, ishin Valon Murati, Ministër i diasporës i republikës së Kosovës. Odeta Barbullushi, zv. ministre e punëve të Jashtme, Giovanni Maria De Vita, shef i zyrës I, drejtoria e përgjithshme e italianëve jashtë vendit, etj. Të ftuarit folën kryesisht për organizimin e diasporës duke sjellë eksperienca të ndryshme nga bota.

Panelistët thanë se, Diaspora duke qenë se është pashmangërisht e shpërndarë dhe më e madhe në numër, krahasuar me atë të mjaft vendeve të tjera, është ndër më të aftat dhe më dinamike. Sipas shembujve të sjellë nga panelistët diaspora shqiptare kudo ka treguar aftësi për tu integruar shpejt dhe për tu zhvilluar me sukses, në çdo kontekst dhe rrethanë, dhe kjo është provë e energjisë, aftësive dhe potencialit të mrekullueshëm. Komunitetet shqiptare kanë treguar në mënyrë konkrete se janë në gjendje të mbrojnë më sukses interesat e tyre dhe ato kombëtare në tërësi.

Diaspora shqiptare duhet të rrisë ndikimin e saj dhe për ta bërë këtë.

Mësimi i gjuhës shqipe për brezat e rinj që jetojnë në diasporë u pa si një çështje themelore në panelin: “Dija mbi të gjitha” ku ishte e pranishme Ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita Nikolla.

Të ftuarit në panel paraqitën situatat e tyre në vendet përkatëse ku jetonin si përshembull Anila Kila, mësuese e gjuhës Shqipe në Greqi e cila e paraqiti të vështirë mësimin e shqipes ku vullnetarisht u mësojnë gjuhën në shkollat greke.

Ndërsa Etleva Mance, kryetare e këshillit të arsimtarëve “Naim Frashëri” në Gjermani, vlerësoi nxënësit dhe studentë shqiptarë për integrimin e tyre në shoqërinë gjermane, ku është rritur numri i shqiptarëve që vazhdojnë universitetin, megjithëse tha se interesimi i fëmijëve për të mësuar shqip, ka rëne.

“Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura, pasaporta jonë ” ishte tema e panelit që u mbajt sot në mjediset e Galerisë kombëtare të arteve, në kuadër të samitit të Diasporës, i mbledhur në Tiranë nën kujdesin e qeverisë Shqiptare. Përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare, që e kanë ndërtuar karrierën e tyre jashtë vendit, duke vlerësuar nismën kërkuan dhe më shumë vëmendje për ta, ndersa vunë theksin tek ndërtimi i një hapësire kulturore të përbashkët, për t’i përcjellë trashëgiminë e pasur të kulturës shqiptare, brezave që vijnë

Rexhep Hoti, zv/ministër i Kulturës në Kosovë e konsideroi disporën investimin më të madh kapital. Dita e Parë e punimeve te Samitit të Diasporës nisi te shtunen me 4 panele qe u zhvilluan paralelisht nga ora 9.00-10.45 në Muzeun Historik, Galeria e Arteve, Teatri Kombetar dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Mbrëmë u organizua një pritje nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet