Mblidhet KLP, kryeprokuroi i ri zgjidhet pas 30 ditësh

Këshilli i lartë i prokurorisë mblidhet sot për të vendosur mbi kriteret dhe proçedurat për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë SPAK. Pas miratimit të rregullores do të bëhet dhe çelja e garës për kryeprokuror. Në garë Arta Marku (aktualisht kryeprokurore), Olsian Cela dhe Adnan Xholi. Brenda 30 ditëve nga ky hap bëhet shprehja e interesit nga palët e interesuara për të kandiduar. Mbledhja e KLP do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me dyer të mbyllura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet