Mbyllet faza e konkurrimeve për drejtues burgjesh dhe hipotekash

Faza e konkurrimit për drejtues burgjesh dhe hipotekash është mbyllur. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar listën paraprake të kandidatëve që kanë aplikuar për drejtues të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Janë 166 persona që janë kualifikuar për fazën e intervistës. Kjo fazë e dyë do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në datat 20.12.2017 ora 9.30 dhe 21.12.2017 ora 9.30. Dymbëdhjetë kandidatë që kanë paraqitur kërkesën për drejtues burgjesh nuk janë kualifikuar pasi nuk plotësonin kriteret. Ministria e Drejtësisë bëri me dije se është mbyllur gjithashtu edhe faza e konkurrimeve për të gjithë drejtuesit e zyrave të hipotekave në gjithë vendin, ndërsa ka bërë të ditur edhe emrat e të gjithëve kandidatëve që rezultuan fitues në konkurrimin e parë dhe që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim i cili zhvillohet të enjten datë datë 21.12.2017 ora 10.00 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet