Mbyllet protesta, Basha kërkon zgjedhje të lira

“Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, duke i dhënë fund padrejtësive dhe pandëshkueshmërisë së kriminelëve. Ditë për ditë e natë për natë në aksion, në protestë të qëndrojmë fort të bashkuar. E gjithë bota e di që ky vërshim që ka nisur ka vetëm një fund, fitoren e popullit, fitoren e Shqipërisë si gjithë Europa”, tha kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, në mbyllje të protestës katër orëshe të opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Protesta nisi rreth orës 11 me grumbullimin e mbështetësve pranë selive të PD-së dhe LSI-së, e më pas protetuesit u grumbulluan para Kryeministrisë, ku hodhën gurë dhe sende tëtjera të forta. Nën drejtimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe zyrtarëve të tjerë partiakë, protestuesit marshuan në rrugët qark kryeministrisë e më pas iu drejtuan Kuvendit. Para Kuvendit, situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish u përpoqën të hyjnë brenda territorit të tij, dhe u ndaluan nga forcat e rendit. Ata hodhën gurë dhe tymyese me ngjyra ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Pas minutash të tensionuara para Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i drejtoi protestuesit drejt selisë blu, ku mbajti edhe një fjalim që shënoi përmbylljen e protestës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet