Mbyllet protesta e studentëve, kërkesat e tjera do të diskutohen

Ministria e arsimit Lindita Nikolla pranon kërkesën e studentëve. Nuk do të paguhet trifa shtesë për kreditet e lëndëve të mbartura. Janë dhe tre kërkesa të tjera që do të diskutohen ndërmjet përfaqësuesve të ministrisë dhe përfaqësisë së studentëve. Protesta e cila filloi në orën 10.00 mbaroi pas mesdite me një deklaratë për mediat që një pjesë u duartrokit nga studentët, ndërsa në pjesën tjetër këta të fundit thanë se do të kthehen nesër, para dyerve të kryeministrisë, për tre kërkesa të tjera.

Referuar tre pikave, ministrja fillimisht tha se 'kërkesa për pjesëmarrjen në bordin e administrimit është e paparë', pasi sipas saj nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Lidhur me kërkesën për përgjysmim të tarifës së studimit, Nikolla tha se është në dorë të universiteteve. Duke u ndalur te pika e fundit, kushtet në konvikte, ministrja u shpreh se qeveria ka investuar dhe do të investojë.

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve duke kërkuar nga institucionet të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet