Me diplomë e licencë psikologeje, punësohet pas ankesës në portal

E diplomuar për psikologji klinike dhe me licencë psikologeje, por e papunë. Ankesa në platformën “shqiperiaqeduam.al” e ka ndryshuar këtë situatë për një psikologe nga Dibra. Bashkëshorti i saj ishte ankuar në portalin e bashkëqeverisjes pasi në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Dibër, ishte punësuar një psikologe jashtë profilit. Kryeministri Edi Rama prezantoi rastin në Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Dibër, ku në vendin e psikologes ishte punësuar një punonjës pa profilin përkatës. Qytetari i ardhur nga Peshkopia, Shefki Reçi u ankua në platformën e bashkëqeverisjes se në pozicionin e psikologut, pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Dibër ishte punësuar një punonjëse jashtë profilit, ndërkohë që bashkëshortja e tij që është diplomuar për psikologji klinike dhe në të njëjtën kohë është e pajisur dhe me licencën e psikologut ishte ende e papunë. “Me marrjen e ankesës ku rast u verifikua drejtpërsëdrejti nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e cila mori masa të menjëhershme për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së punonjëses jashtë profilit dhe në të njëjtën kohë ky vend vakant u shpall i lirë jo vetëm për zonjën Reçi, por për të gjithë kandidatët e interesuar”, tha ajo. Bashkëshorti i zonjës, Shefki Reçi i ftuar në takim falënderoi platformën dhe kryeministrin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet