'Më helmove zemrën', vajza e parodistit të Vlorës prek me fjalët e saj

Ndarja nga jeta e parodistit të Vlorës, Muhamet Liko ka prekur gjithë artin shqiptar dhe sidomos familjarët. Ai la pas dy fëmijë si dhe gruan e tij.

Vajza e Metit, Alkida Liko së fundmi ka shkruar një mesazh të ndjerë në rrjetin e saj Facebook.

"O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im."-shkruan ajo.

Parodisti u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare si pasojë e një ataku në zemër, teksa ndodhej për kurim në Itali. /shqiptarja.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet