Anila Trimi, Drejtore e SHÇBA

Më shumë policë u gjetën me shkelje gjatë 2017, raporti në Komisionin e sigurisë

Janë 88 punonjës policie të cilëve iu gjetën shkelje gjatë vitit 2017. Lajmi u dha dje nga Drejtoresha e SHÇBAsë Anila Trimi, e cila bëri një raport të punës së këtij institucioni, në Komisionin e sigurisë. Në ndryshim nga 2016, ku në Prokurorinë e përgjithshme u depozituan materiale kallëzues për 171 efektivë, në 2017tën numri i efektivëve të kallëzuar penalisht është 259 policë. Gjithashtu janë proçeduar penalisht edhe 6 oficerë të SHÇBA, fajtor me shkelje. Më 31 Mars, në Rrugën e Kombit, kur Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u përleshën me protestuesit e Kukësit po hetohen. "Kemi kryer inspektim, por nuk kemi arritur ende në konkluzione", u shpreh para mediave drejtoresha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet