Pas policisë dhe inspektorët e ushqimit me kamera në trup

Pas policisë rrugore, të rradhës në paisjen më kamera janë inspektorët e ushqimit. Punonjësit që kontrollojnë cilësinë e ushqimit, kushtet higjieno-sanitare në bareve, restoranteve apo në të tjera subjekte që ofrojnë shërbim ndaj qytetarëve, nuk do të mund të tolerojnë më asnjë shkelje, pasi çdo veprim i tyre tashmë do të regjistrohet. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj. “Inspektimi nuk përdoret në mënyrë të diferencuara për qëllime korruptive apo politike. Në momentin që një inspektor bën një kontroll, automatikisht gjurma është në sistemin qëndror. Do të dijmë në çdo moment se ku është trupa inspektuese fizikisht dhe çfarë akti inspektimi po kryen në atë moment”, thotë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në momentin që nis kontrolli, ai do të monitorohet online. Kjo pasi inspektorët do të jenë të paisur me kamera dhe laptop të cilët bëjnë edhe lidhjen me serverin qendror. Inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror kanë marrë këto pajisje dhe çdo gjobë e vendosur prej tyre nuk mund të fshihet, pasi menjëherë regjistrohet dhe është lehtësisht e verifikueshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet