Media online, ndërmjet ndikimit dhe kërcënimeve: Borchardt, abuzojnë me lirinë e shprehjes

Kreu i prezencës së OSBEsë në Tiranë, ambasadori Berndt Borchardt foli në edicionin e pestë të tryezës vjetore për Forumin dhe zhvillimn e medias. Disa platforma online abuzojnë me lirinë e shprehjes dhe shpërndajnë informacione të pavërteta tek opinioni publik. Media online është zhvilluar shumë kohët e fundit, në krahasim me vitet e kaluara. Përsa i përket progresit kanë qenë çështje të cilat duhet të adresohen dhe është e rëndësishme hapësira që duhet t’i jepet profesionalizmit. Kemi thirrur ekspertët për të dhënë rekomandimet për këtë çështje”, tha ambasadori Borchardt në një forum për mediat onlinë sot. "Sa i takon ndikimeve të medies”, theksoi Borchardt, “ka disa faqe në internet që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm dhe të pavërtetë dhe pronarët e tyre nuk dihen se kush janë. Këto çështje janë të rëndësishëm për t’u ndjekur dhe janë shumë e rëndësishme ndryshimet në ligjin mbi medien. Kemi përfaqësues për medies së lirë për të zhvilluar më në detaj dhe do japim mbështetjen tonë për profesionistët e medies. Inkurajojmë gazetarët të bëjnë më të mirën e tyre dhe ne kemi dhënë rekomandimet e tyre sa i përket medies, mbi të gjitha mbi transparencën dhe ndaj profesionalizmit në media. Këto janë disa çështje që nuk kanë të bëjnë vetëm me qeverinë, por janë detyrat që janë edhe për gazetarët”, tha Borchardt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet