Meta: Gazetarët, punë të shkëlqyer heroike në shërbim të informimit publik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta falenderoi sot të gjithë gazetarët për raportimet e tyre në situatën që po kalon Shqipëria si pasojë e përhapjes së koroanvirusit. Meta u shpreh se veçanërisht reporterët në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik.

“ Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Meta

“Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, shtoi presidenti Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet