Harrojeni verën: marsi me luhatje të forta temperaturash
Fillon dëbora në verilindje dhe juglindje

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e dëborës në verilindje dhe juglindje të vendit. Dëbora mbuloi qarkun e korçës, ku niveli arriti 15 cm. Reshjet shkaktuan probleme në qarkullimin rrugor të mjeteve në akset Qafë Thanë-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e këtyre akseve rrugore. Në zonën turistike të Dardhës, trashësia e borës arriti në 25 centimetra dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë. Edhe në zonat veriore e verilindore të vendit u rikthyen reshjet e borës. Reshje të dëndura bore nisën ditën e djeshme në Razëm të Shkodrës, ndërsa në Bulqizë raportohet se trashësia e borës shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore. Meteorologët kanë parashikuar se muaji mars do të karakterizohet nga një luhatje e ndjeshme e temperaturave. Deri në fundjavë, në zonat malore temperaturat maksimale në verilindje dhe juglindje do të arrijnë në 18 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 22 gradë Celcisus.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet