Metollari: Partitë politike u ikin përgjegjësive

Asnjë parti politike nuk mund të sakrifikojë qytetarët. Mesazhi i Bashkimit europian është i qartë. "Ata nuk mund tu ikin përgjegjësive që kanë ndaj votës. Kjo është arsyeja pse ne ende nuk jemi pjesë e BEsë".

Kështu tha dje gjatë emisionit Debati në Channel One, analistja Doriana Metollari, mbi një teme rreth samitit të Diasporës. Situata aktuale politike, apo me saktë vendimi për djegien e mandateve nga opozita, nuk ka kaluar pa u debatuar në emision, ku ishin të ftuar ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë. Europarlamentarët folën qartë.

Nuk është çështje inferioriteti apo trimërie ndaj BEsë. "Nëse sot e shohim si inferioritet, kur të shkojmë në BE do të ndjehemi dhe me inferior për shkak se nuk do të jemi në të parët në atë vend,dhe zëri ynë do të dëgjohet shumë pak nëse ne nuk mësojmë të marrim atë që duam, pra të dialogojmë", përfundoi ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet