Ministri i brendshëm francez: kërkesat më të larta për azil janë nga Shqipëria

Ministri i brendshëm francez, Gerard Collomb, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri dha një intervistë në media ku u cek edhe çështja e azilantëve shqiptarë në Francë. Ai theksoi se gjatë analizës se kërkesave për azil është vënë re që rreth 20% prej tyre janë nga Shqipëria. "Kur shohim nivelin e kërkesave për azil në Francë, vëmë re se 20% e kërkesave janë nga shqiptarë, gjë e cila nuk korrespondon me madhësinë e vendit. Po kjo dukuri ka qenë mjaft e përhapur. Në tre vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse 100%. Siç e dini, vizat për Shqipërinë janë hequr që prej një farë kohe tashmë dhe mund të udhëtohet lirshëm drejt Francës. Kjo ka bërë që ka njerëz që vijnë dhe kërkojnë strehim dhe kjo ka përbërë një problem për ne”, theksoi Collomb. Por e rëndësishme tha ministri është të vazhdojnë reformat, dhe se Shqipëria duhet të bëjë sot atë që bën edhe Franca. Në fund të fjalës së tij Collomb tha se duam që të japim shpresë dhe se Shqipëria bën pjesë tek kjo shpresë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet