Ministrja kërkon falje për vonesat. Pagat e pedagogëve dalin të hënën

Pasi pedagogët ngritën zërin se nuk kishin marrë ende pagat edhe pse muaji shkurt po kalon, ka reaguar edhe ministja e arsimit. Nikolla fillimisht u ka kërkuar ndjesë për ketë vonesë, ndonëse e ka quajtur të nevojshme. Ministrja sqaroi se gjithçka lidhet me ligjin e arsimit te lartë dhe autonominë financiare. Po ashtu ajo siguroi se paga e prapambetur e pedagogëve do të mund të merret ditën e hënë.

“Është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet, duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. Ky ligj kërkon axhustimin e vet në ligjin e buxhetit, gjë për të cilën ne e kemi tejkaluar tashmë me Ministrinë e Financave, dhe ndërkohë ishte dhe një ushtrim pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, në vëmendje të administratorëve, që nuk ishin në lartësinë e detyrës që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm, që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet