Ashensori pa çertifikatë sigurie, arrestohet një teknik

Ashensorë të dobët, mirëmbajtje e dobët po ashtu. Për këtë të fundin policika shoqëroi në komisariat A.M, 49 vjeç, (teknik ashensori). Nuk kishte lëshuar çertifikatë sigurie për mirëmbajtje. Shkëputja e ashensorit gjatë uljes, ndodhi dje në lagjen "Don Bosko". Fatmirësisht lartësia ka qenë e ulët, nga kati i parë në bodrum, por dhe kjo shkaktoi plagosjen e së resë që banonte aty, një 24 vjeçare. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla. Në një pjesë të mirë të rasteve ashensorët mirëmbahen pak, ose keq. Firmat nuk lëshojnë çertifikata sigurie, dhe paguhen në të zezë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet