Mjeku i QSUT në gjëndje të rëndë tek Infektivi. Intubohet për shkak të Covid-19

84 pacientë me Covid -19 janë aktualisht të shtruar në spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetesise nga totali i personave të shtruar në spital, 11 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa dy të tjerë janë të intubuar në gjëndje më të rëndë.

Një nga dy personat e intubuar është një mjek i QSUT. Bëhet fjalë për një doktor me iniciale A.P, që është pjesë e shërbimit të hematologjisë (sëmundjet e gjakut). Nuk ka të dhëna nëse mjeku 58 vjecar ka apo jo sëmundje të tjera bashkëshoqeruese pasi ky informacion ende nuk është dhënë zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësise.

Ndonëse ka pasur shumë raste kur pjestare të personelit mjekesor janë prekur nga Covid-19 në vendin tonë, ky është rasti I parë kur kemi një doktor të intubuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet