Federico Cafiero De Raho

Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Prokurori i Antimafias italiane në Tiranë

Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho po zhvillon sot një vizitë në Tiranë për një takim me Ministren e Drejtësisë së vendit tonë, Etilda Gjonaj. Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve, të cilat organizojnë sot konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”. Në këtë konferencë, e cila do të zhvillohet në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ku do të marrin fjalën Ministrja Gjonaj, Prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ndërsa ekspertët italiane të antimafias do të flasin për përvojën e tyre veçanërisht në zbatimin e sistemit “41 bis”. Po ashtu, mësohet se, Ministrja Gjonaj dhe Prokurori i Antimafias italiane De Raho do të përurojnë sallën e re operative të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve ku është instaluar sistemi i kamerave që do të monitorojë 24 orë në ditë burgjet në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet