Morina i dorëzohet Serbisë

Gjykata e Qarkut e Dubrovnikut ka vendosur sërish që Ismail Morina t’i dorëzohet Serbisë. Gjykata e mori këtë vendim në një procedurë të re pasi Gjykata Supreme e Kroacisë e kishte anuluar vendimin paraprak për ekstradimin e Morinës, i njohur si Ballisti. Ai në ndeshjen në mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 e kishte drejtuar një dron me simbole shqiptare dhe kjo kishte nxitur nacionalistët dhe huliganët serbë t’i sulmojnë lojtarët e Kombëtares shqiptare. Shqipëria ka kërkuar nga Kroacia që mos ta ekstradojë Ballistin në Serbi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet