Moska mbyll të gjitha restorantet dhe parqet për një javë për shkak të koronavirusit

Moska do të mbyllë të gjitha restorantet, kafet, baret, dyqanet dhe parqet duke nisur nga 28 Marsi deri më 5 Prill për projektin “qëndroni në shtëpi me pushime”, e deklaruar nga presidenti rus Vladimir Putin. “Rregullat e publikuara sot janë të jashtëzakonshme për kohët moderne në Moskë dhe do të krijojë shumë paqartësi për jetën e përditshme të të gjithëve”, ka deklaruar kryebashkiaku i moskës Sergey Sobyanin. “Por më besoni, këto rregulla janë jashtëzakonisht të rënëdësishme që të ndalojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit dhe të ulin numrin e rasteve”.

Përjashtime do të bëhen vetëm për dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë si dhe restorantet që shpërndarjnë ushqimin, të cilat do të lejohet të qëndrojnë hapur. Banorët e moskës janë urdhëruar të mos shkojnë në takime dhe objekte fetare.

Rusia duket se ka patur edhe pikun e rritjes së të infektuarve gjatë 24 orëve me 182 raste, 136 prej të cilave në Moskë. “Numri total i rasteve në vend tashmë ka arritur në 840 me tre viktima”, sipas autoriteteve shëndetësore ruse. Qeveria ruse gjithashtu, ndaloi fluturimet e rregullta për linjat ndërkombëtare duke nisur nga 27 marsi, vetëm me dekret shtetëror.

Javën e kaluar, presidenti Putin deklaroi se “Rusia ka menaxhuar të ulë përhapjen e koronavirusit falë masave të rrepta të cilat u morrën shumë shpejt, duke bërë që edhe numri i personave të infektuar të ulet shumë”, teksa Rusia ndan kufirin me kinën, vend i cili kishte edhe rastin e parë me koronavirus në fillim të dhjetorit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet