Moti i keq bllokon disa akse, policia njoftim të rëndësishëm

Si pasojë e motit të keq me rreshje shiu dhe dëbore, në akset rrugore, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, si dhe në disa akse ka prezencë të dëborës. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë shtrirë në të gjithë akset problematike, ku orinentojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë. Shiu, dëbora dhe errësira veshtirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rrypin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës. Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që nëse kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet