Moti i keq, trageti nuk niset nga Vlora

Moti i keq dhe era e fortë në det të hapur kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë të anulojë udhëtimin drejt Brindisit.

Porti i Vlorës bëri të ditur sot se “si pasojë e përkeqësimit të motit trageti “ST. DAMIAN” nuk do të niset sot drejt portit të Brindisit”. Sipas portit, trageti do të nisë lundrimin kur kushtet atmosferike të jenë përmirësuar. “Kompania TNITSEA Shipping LDA me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri agjencisë detare “EUROFERRIES”, informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 15 nëntor, trageti “ST.DAMIAN” nuk do të niset nga porti i Vlorës për në portin e Brindisit. Pas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike trageti do të niset në datë 16 nëntor rreth orës 15:00 nga Porti Vlorës”, thekson porti. Vendi ynë sot do të ndikohet nga reshje shiu të përkohshme përgjatë zonave bregdetare dhe në veriperëndim. Era do të fitojë shpejtësi të fortë dhe me rrahje në bregdet 15-20m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet