Moti me kthjellime dhe alternime vranësirash

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më tepër prezente në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Vranësirat në jug dhe veriperëndim do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje 20-30m/s. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 6 dhe 7 ballë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet