Moti në fundjavë aspak premtues

Mbani çadrat me vete kudo që të shkoni sot dhe nesër. Mos harroni xhupat. Kjo fundjavë pritet që të mbizotërohet nga reshjet e shiut, por edhe nga të dëborës. Dita e sotme do të ketë reshje të vazhdueshme deri në mesnatë. Temperaturat do të kenë një ulje të ndjeshme, ndaj parashikohen reshje dëbore në të gjithë territorin, deri në 600-700 m mbi nivelin e detit. Ndërsa të djelën do të ketë kthjellime të mëdha dhe vranësira, ndërsa më pak reshje. Temperaturat të djelën do të ulen sërish duke arritur deri në vlerat minus.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet