Moti në vijim, acar dhe reshje dëbore

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që në dy ditët në vijim nuk do të ketë më reshje intensive në vend. Prurjet e lumenjve si Vjosa, Semani dhe Shkumbini do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar një ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, të cilat do të shoqërohen me reshje dëbore, sidomos në zonat veriore të vendit. Në Kukës dhe në Theth, reshjet e dëborës tashmë kanë nisur. Temperaurat në të gjithë vendin do të jenë në vlerat minus. Kjo javë parashikohet të jetë pa shira por me acar. Temperaturat më të ulëta do të shënojnë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet