Moti sot? Shi e vranësira

Kaluat një fundjave të kendshme? Kushtet ishin të favorshme për këtë. Për sot moti parashikohet përgjithsisht me vranësira mesatare e të dendura. Do të ketë dhe reshje shiu, të cilat do të fillojnë në zonën Veri-Perëndimore e më tej në të gjithë vendin. Në Veri-Perëndim të vendit reshjet do të marrin karakter shtrengatash. Në lartësitë mbi 1000 metër në Veri e Veri-Lindje do të ketë prani të reshjeve të dëborës. Era do të fryjë e vrullshme me drejtim nga Jugu kryesisht në bregdet e shoqeruar me një valëzim të forcës 5.

Temperaturat parashikohen:

🔹Zonat malore 2°C deri 14°C

🔹Zonat e uleta 5°C deri 21°C

🔹Zonat bregdetare 7°C deri 21°C

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet