Moti sot, shi dhe vranësira

Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Meteorologët për sot parashikojnë dhe kthjellime të hërpashershme, deri në orët e vona të mbrëmjes. Në pjesën bregdetare të vendit do të ketë reshje më të dëndura shiu. Në zonat kodrinore-malore priten reshje dëbore të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar. Po ashtu, do të ketë mjegull në orët e mëngjesit. Ngrica të forta paralajmërohen në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Temperatura më e ulët parashikohet të shkojë në -6, më e larta në 11 gradë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet