Vera ende në pritje, shi dhe shtrëngata në vend

Ditën e sotme pritet që të mbizotërojë një mot me reshje të dobëta në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet e shiut të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasdites. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 23 °C, në vendet e ulëta: 15 / 24 °C dhe në vendet malore: 9 / 19 °C. Edhe pse jemi në stinën e verës, Shqipëria në javët e fundit nuk ka gjetur qetësi nga lëkundjet në juglindje, përmbytjet në Elbasan, por edhe reshjet në të gjithë vendin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet