Moti sot: shi dhe vranësira

Vranësira në gjithë vendin. Moti pritet të jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë shira që do të zgjasin deri pasdite. Reshjet do të kenë intensitet më të lartë në pjesën jugperëndimore të vendit, ku priten dhe rrebeshe. Dëborë në lartësitë mbi 600 m. në jug dhe juglindje, ndërsa në veri dhe verilindje në lartësitë deri në 300 metër. Do të ketë dhe ngrica në zonat malore dhe akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje intensive dhe me rrahje në Shkodër e Lezhë dhe në brigjet detare nga 5-30 m/sek.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet