Moti, vranësira dhe shi i pakët

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe Zonave Bregdetare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore vranësirat pritet të jenë deri të dendura, ndërsa në Veri-Lindje vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-15 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare erë e vrullshme deri në 30 m/s.

Temperaturat për nesër pritet të pësojnë një ulje të ndjeshme në të dyja vlerat më konkretisht:

1.Zonat Malore -4°C deri 2°C

2.Zonat e Ulëta -1°C deri 10°C

3.Zonat Bregdetare 1°C deri 10°C.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet