Moti, do të vazhdojnë ngricat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashto vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në zonën e verilindjes dhe juglindjes. Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-25 m/sek, intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe një valëzim të forcës 1-2 ballë, me lartësi vale deri 1.5 metra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet