Ndahet nga jeta Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama: 'Prehu në paqe mam!'

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë kryeministri, me një postim të bërë ne faqen e tij në Facebook. Kryeministri i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.”

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam.” shkruan kryeministri Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet