Ndalimi i importit të kapsollave, policia fillon kontrollet

Policia ka filluar kontrollet nëpër dyqanet që tregtojnë lëndë plasëse dhe piroteknike. Plani i ri i masave parashikon sekuestrimin e këtyre lëndëve, pas urdhrit të lëshuar nga Ministria e brendshme. Gjatë kontrolleve, u konstatuan dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, të cilat u sekuestruan.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve: Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë. Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Gjithashtu, materialet ia janë referuar prokurorisë edhe për shtetasin – D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet