Vendi ku ndalohet të flirtosh me kolegët

Një sërë mesazhesh telefonike, kanë denoncuar afera seksuale mes zyrtarëve të komisariatit të qytetit të Matit. Mesazhet vinin nga një numër i paregjistruar në kompaninë vodafone dhe kishin si kryefjalë moralin e burrave dhe grave në policinë e Matit. Mesazhet ishin kthyer në makth për policinë e qarkut Dibër, punonjësit e komisariatit të Matit, familjarët e punonjësve, madje njëri prej mesazheve kishte shkuar në numrin e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Përveç akuzave për lidhje intime mes punonjësve të policisë, mesazhet flasin edhe për lidhje të policisë me kontigjentë të krimit. Disa prej oficerëve dhe oficereve janë transferuar në Kukës, Tropojë e rrethe të largëta, pas mesazheve për lidhje intime të tyre me njëri-tjetrin apo lidhjen me botën e krimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet