Ndërron jetë gazetari analisti dhe pedagogu i mirënjohur Agim Nezaj

Ndërron jetë gazetari analisti dhe pedagogu i njohur Agim Nezaj. Ai vdiq në New York pas një sëmundjeje të rëndë (kancer), në moshën 54 vjeçare. Agim Nezaj i lindur në Tropojë, u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori - Filologji, për ‘Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe’ në vitin 1987. Nezaj u diplomua më pas edhe në Fakultetin e drejtësisë më vitin 1999. Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. ‘Mirësevini në Shqipëri’, një guidë për turistët. Nezaj ishte një promovues i paepur i Shqipërisë dhe i bukurive natyrore të saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet