Ndryshime në stafin e Prokurorisë së përgjithshme, Marku zëvendëson Gashin

Pas marrjes së detyres në krye të akuzës shqiptare, Arta Marku priti në një takim Ministrin e brendshm Fatmir Xhafaj. Bashkëpunimi institucional, sidomos tani me Vettingun është një prioritet, për institucionet e reja, të vendit.

Për këtë dy titullarët ranë dakord, për të mbajtur një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë e të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë, nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal. Po në të njëjtën ditë pati ndryshime të rëndësishme brenda këtij insitucionit fort të debatuar, në opinionin publik.

Ndryshimet e stafit: Marku emëroi Drejtorin e ri të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Duke filluar nga dita e sotme prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.

Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme.

Marku firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar per çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Pak ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet