Lajme të mira për policët me karrierë të gjatë

Policia do ti nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore. Përveç vetingut që është në proces, me vendosjen në krye të policisë së shtetit Ardi Veliu, është paralajmëruar se do të ketë një sërë risish. Lajme të mira ka për të gjithë ata që kanë një karrierë të gjatë në policinë e shtetit pasi, pritet që të emërohen në poste më të larta drejtuese. Bëhet fjalë për oficerë që pas një eksperience të gjatë qëëndrojnë në pozicione ende jo fort të rëndësishme. Gjithashtu paralel me këtë do të largohen edhe një sërë drejtues. Këto ndryshime pritet të prekin policinë e Tiranës, Fierit, Lezhës, Korçës por edhe një sërë qarqesh të tjera. Po ashtu, mësohet se pjesë e reformimit do të jetë edhe krijimi i një strukture të re që do të quhet “Zona Policore”. Në këtë strukturë të re do të shërbejnë inspektori i policisë së zonës, patrulla e përgjithshme dhe inspektori i krimeve. Kjo bëhet me qëllim që kur qytetarët të kenë konflikte apo kur duan të japin informacione të kontaktojnë direkt me policin e zonës së tyre. Minstria e Brendshme kërkon që me këtë strukturë të re, të parandalojë ngjarjet kriminale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet