Ndryshojnë rregullat për përgjimet

Personat e proçeduar për kryerjen e të pakën 30 veprave jo të rënda penale nuk do të përgjohen më në ambiente private dhe as përmes një numri telefoni, por përgjimi i tyre nuk ndalohet në ambiente publike. Bëhet fjalë për të gjithë personat e proceduar dhe që do të procedohen për kryerjen e një vepre penale, për të cilën parashikohet dënim me burg më pak se sa 7 vjet, në maksimum. Një udhëzim që mban firmën e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, për rregullat dhe mënyrën e realizimit të përgjimeve, bën një ndarje të veprave penale për të cilat lejohet përgjimi si një mjet për të provuar autorët e tyre. Sipas këtij udhëzimi, do të përgjohen në të gjitha format e lejuara vetëm personat e procedura për kryerjen e veprave të rënda penale, për të cilat dënimi maksimal parashikohen nga 7 vite deri në burgim të përjetshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. aviatori  e Premte 9 Nëntor, 2018

    rregull ose jo pastaj ia fusin spiunin kudo po he...