Në dy vitet e fundit, 40% më shumë zogj shtegtarë në lagunat tona

Na duhet një periudhë tjetër moratoriumi deri në përfundim të këtij 5-vjeçari për ruajtjen faunës se egër”, deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi klosi në konferencën shkencore ne mbrojtje te faunës se egër, të organizuar sot, në kuadër të Festivalit te Zogjve, ne edicionin e tij të tretë në Divjakë. Ministri theksoi se në lagunat e Shqipërisë është rritur prezenca e zogjve shtegtarë me 40%. Pakësimi i faunës së egër ka qenë një problematikë e madhe në Shqipëri, aq sa edhe në zonat e mbrojtura ishte e vështirë të gjeje shpendë apo kafshë të egra. Por, vendosja e moratoriumit të gjuetisë ishte një iniciativë që me gjithë qëndrimin kundër të gjuetarëve e rriti ndjeshëm numrin e kafshëve të egra apo zogjve shtegtarë, madje edhe të atyre në rrezik zhdukjeje. Ky ishte qëllimi i diskutimit në konferencën shkencore të zhvilluar ditën e shtunë në kuadër të “Festivalit të Zogjve”, në edicionin e tij të tretë, kur ministri i Turizmit dhe Mjedisit foli për të dhënat konkrete që ka sjellë zbatimi i moratoriumit të gjuetisë, por edhe për nismat që do të ndërmerren në vijimësi të zbatimit të tij. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet