Në Shtator operacione masive kundër grupeve kriminale

Ditë më parë Kryeministri Edi Rama kishte thënë se në Shtator Policia fillon një aksion masiv, për kapjen e të gjithë personave me rekorde kriminale. Aksioni i policisë pritet të fillojë menjëherë pas sezonit turistik."Është koha për të pastruar Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi, por dhe nga këto mikrobe të mëdha që kontaminojnë komunitetet tona", u shpreh Rama. Dje, Drejtori i policisë së shtetit Haki Çako pas një takimi më drejtorët e policive vendore la porositë. Goditja e grupeve kriminale do të jetë në qëndër të punës se tyre, së bashku me to dhe konfiskimi i aseteve të vëna nga kjo veprimtari kriminale. "Të gjitha grupet kriminale, të cilat janë evidentuar nga vetë drejtoritë vendore të policisë, duhet të bëhen objekt i punës për goditjen e tyre. Gjithashtu do të bëhen objekt i punës dhe hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale", deklaroi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Edmond Myftaraj   e Mërkurë 23 Gusht, 2017

    patjeter, duhet ti behen sherbetor...Pushtetit

  2. Fatos Vrapi   e Mërkurë 23 Gusht, 2017

    Dmth???,ne shtator grupet duhet te marrin lejen dhe te shkojne me pushime jashte,sepse do kete kontroll te befasishem!!!