Nënkryetarja e bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi infektohet me Covid-19

Nënkryetarja e bashkisë Shkodër Emilia Koliqi ka rezultuar pozitive me Covid-19 pas testit të kryer në 24 orët e fundit. Bëhet me dije se Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5 dhe ëshët karantinuar në banesën e saj.

Pas konfirmimit të saj me COVID-19 një sërë punonjësish të Bashkisë Shkodër po bëjnë tamponët kryesisht ata që kanë pasur kontakte me nënkryetaren Koliqi. Mendohet se nënkryetarja ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ka dyshime se mund ta ketë marrë në ndonjë dyqan.

Në 24 orët e fundit në Shkodër kanë rezultuar 11 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa në gjithë vendin janë zbuluar 64 raste.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet