Nesër bëhet publik Pakti për Universitetet

Pas falenderimeve për punën e stafit, Zv.Kryeministrja Senida Mesi, kaloi sot pasuesit të saj Erion Braçe postin e numrit dy të qeverisë. Në qëndër të punës ishin trajnimet, rritja e profesionalizmit dhe vëmendja ndaj qytetarit, tha deputetja e Partisë socialiste Senida Mesi, e cila së bashku me ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati do të vijojë veprimtarinë politikë ne Parlament dhe në përgatitje për zgjedhjet vendore në Shkodër. Me emocione mori fjalën një prej politikanëve më me shumë karrierë në PS. Jo më largime nga ky vend, e fillon fjalimin e tij Braçe. Koha të punojmë për vendin tonë. Flet për prioritetet e punës së tij. Rigjenerimi dhe bashkëpunimi, menaxhimi i drejtë i taksave të qytetarëve. Flet më gjatë se paraardhësja e tij Mesi, të cilën e falenderon. Nuk gjeta klimë të ftohtë në staf dhe as një mal me borxhe për të paguar, tha Braçe. Vemendje dhe për studentët. I fton ata të mos bojkotojnë mesimin. Nuk është në stilin e studentëve, bojkoti. Hapja dhe dialogu janë çelësat, kujton zv.Kryeministri i ri i vendit. Flet për mbyllen e universiteteve private, që lëshonin diploma pa shkuar asnjë ditë në shkollë dhe bën të ditur se nesër do të do të bëhet publik Pakti për Universitetet. Propozimet e qeverisë për zgjidhjen e ngërçit në sistmin e arsimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet