Nesër nis sezoni i ri shkollor, nxënësit me mangësi në tekste

Kur ka mbetur vetëm një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, nxënësit nuk janë pajisur ende me librat e nevojshëm. Për arsimin 9 vjeçar, mungojnë tekste si abetrja, matematika dhe anglishtja. Ministri e arsimit lidhur me këtë çështje, është shprehur se në qytetet e mëdha, shpërndarja e teksteve është kompletuar në masën 90 %, ndërsa pritet që të gjithë librat të dalin përpara nisjes së shkollës. Për këtë anomali, shtëpitë botuese shprehen se pulla hologramë, si element sigurie ng aministria e Arsimit, është vonuar, pasi procesi i tenderimit nuk mbaroi në kohë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet