Nesër protesta e radhës para parlamentit, 1500 forca policie në terren

Partia demokratike nesër organizon një tjetër protestë për largimin e qeverisë. Protesta do të fillojë nesër në rën 09:30 para Parlamentit dhe policia ka marrë masa për të forcuar gardhin që rrethon ndërtesën, nga hyrja e parlamentit deri tek kalaja e Tiranës. Ndryshe nga herën e kaluar është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton. Rreth 1500 forca policie janë të angazhuara nesër në terren. Protesta e 16 marsit pati tension dhe përplasje para parlamentit në një moment kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë. Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet