Nga bllokim i rrugëve tek goditja për shkak të detyrës, ashpërsohen gjobat

Përdorimi i armëve dhe lëndëve plasëse pa lejen e organeve përkatëse shtetërore, organizimi i llotarive të pa lejuara, bllokimi dhe pengimi i qarkullimit rrugor në tërësi, dhuna ndaj mjekëve si dhe lufta kundër trafikimit të personave me fokus fëmijët, janë disa nga çështjet e përfshira për ndryshme në Kodin Penal. Gjatë takimit konsultativ për ndryshimet në Kodin Penal, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi se “ajo që vihet re më shumë është marzhi i masës së dënimit që fillon nga zero dhe shkon deri në një nivel shumë të lartë, dhe kjo e bën që pastaj gjatë procesit të hetimit apo procesit penal, e bën të vështirë nganjëherë dhe ndonjëherë krijohen mundësi dhe hapësira për gjykime apo dhe masa penale të pa përshtatshme”. Ministri deklaroi se “ajo që është ndryshuar në këtë rast është vetëm lidhëza, nga “dhe” në “ose”. Neni ekzistues ishte “vendosja e pengesave dhe ndalimi”, ndërsa këtu thotë: “vendosja e pengesave ose ndalimi”. Pra është më shumë e karakterit teknik kjo dispozitë e propozuar”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet